Gjeravica.

Gjeravica mitike, kurorë e alpeve të Kosovës, ose bjeshkëve të nemuna siç i quajnë disa, është bjeshkë me peshë të veçant emocionale.

Gjeravica (Đeravica) është maja e dytë më e lartë në alpete Kosovës dhe në gjithë vargun e maleve Dinarike (menjëherë pas majës së Jezercit). Emri i saj rrjedhë nga fjala Kallugjerovica, siç është quajtur kjo bjeshkë deri në fillim të shekullit XX.

I takon pjesës veriore, më të butë, të masivit të alpeve të Kosovës. Format e relievit janë më të buta. Livadhet dhe ultësirat janë më të gjera. Arsyeja për këtë qëndron në vjetërsinë gjeologjike dhe strukturën e tokës: këtu guri i gëlqerës është në defanzivë përballë shtresave më të vjetra me muansa më të errëta të shkëmbinjëve matamorf dhe vullkanik.

Zona veriore e Bjeshket e Nemuna ka shumë liqene malore: vetëm në afërsi të Gjeravicës janë tre sy malor.

Liqeni në formë të zemrës në qendër të kreshtës Gusan.

Në Gjeravicës kemi ardhur nga ana lindore, nga Juniku. Pas një orë ngjitjeje nëpër shtegun malorë të cilin mund ta kapërcej vetëm një automjet i fuqishëm i destinuar vetëm për terene të vështira, arrihet te vendbanimi turistik Gropa Erenikut në 1700 metra mbi nivelin e detit. Dikur ishte një katun i vjetër, e sot është një lagje e tërë, dhe si duket me një ekspanzion të pandalshëm.

Via normale së Gjeravicës nga këtu është shumë e thjeshtë. Deri tek maja çon shtegu i shenjuar dhe mirë i shkelur që ngjitet së pari deri tek (Liqeni i Madh). Gjatë verës, dhe kur është koha e mirë, nëpër këtë shteg kalojnë me dhjetëra, ndoshta edhe qindra vizitor.

Pejsazhi rreth liqenit është përrallor, ndoshta cepi më i bukur i natyrës në gjithë Kosovën.

Në vend të kësaj tatpjete shumë të thjeshtë, panoramë shumë më të mirë dhe më të gjerë ofron ecja rreth e rrotull nëpër kreshtat kufitare, me pamje mallëngjyese kah pjesa tjetër e alpeve të Kosovës, por edhe kah mali i Sharrit dhe Korabit, deri në gjysmë të Shqipërisë.

Gropa Erenikut (1700m) – Qafa e Sylbices (2142m) – Maja Gusanit (2539m) – Gjeravica (2656m) – Liqeni Madhe – Gropa Erenikut.

Duke i shkuar shtigjeve të vjetra të barinjëve, menjëherë posa del në shalën (Qafa e Sylbicës, 2142m), hapet një magji e pashprehur e kësaj treve.

Në pjesën e Shipërisë shihet lugina e ngushtë akullnajore mbresëlënëse e mbushur me stane. Ato janë Stanet e Sylbicës: jeta nomade e blegëtorëve në Shqipëri definitivisht po i reziston dhëmbit të kohës: stanet e atjeshme vlojnë me jetë gjatë verës më shumë se kudo tjetër.

Një vendndodhje joreale stanesh në veriun e largët të Shqipërisë, shumë larg botës.

Mbi luginë bëjnë roje majet Maja e Koritave 2387m dhe Maja e Zezë 2400m, derisa i ndar qëndron i dominuar, nga ana lindore,  bukuroshi gëlqeror Shkëlzen (Maja e Shkëlzenit) 2402 m. Në horizont shihet (Maja e Korabit) 2764m, maja më e lartë në këtë pjesë të Ballkanit.

Shkëlzen.
Korabi (Maja e Korabit) në horizont.

Qindmetërshat e parë po vazhdojmë t’i kalojmë prej shalës nëpër kullotat e gjerë deri kur veç tereni nisi të bëhet shkëmbor. Edhe pse në hapësir e kufizuar dhe pa shtegë të dukshëm. ecja nëpër kreshtën e dhëmbëzuar kufitare është atraktive dhe mjaft e sigurtë, pa pika shumë të theksuara.

Sa më afër që i afrohemi majës së Gusanit gradualisht hapet pamja impozante kah pjesa qendrore e masivit të Bjeshkëve të Nemuna. Shihet Maja e Jezerces, Kolata, Maja Bals (Karanfili)… Pamja është fantastike pikërisht nga pika kufitare menjëherë nën Gusan, dhe ku njëherazi ndahet një krah i kreshtës drejt veriut dhe në këtë mënyrë e mbyll qarkun poshtë Gjeravicës.

Maja Gusanit (majtas), Gjeravica (djahtas).

Për t’u ngjitur në Gusan, duhet t’i afrohesh nga ana e tij perëndimore  (e pasi që do të jetë në hije në orët e mëngjesit, duhet patur kujdes). Deri në maje, por edhe tutje, shpien shtegu memëzi i dukshëm por prapë i dallueshëm, i cili më vonë do të futet në shtegun më të dukshëm (të markuar) nga ana e Deqanit, respektivisht, masivit të Plavës.

Edhe një herë, disa qindra metra tutje, në vetë shalën posht Gjeravicës, edeh ky shtegë bashkohet me shtegun paralel që shtrihet nga ana e Junikut.

Maja Gusanit 2539m.

Kur hynë në pjesën tjetër të kreshtës, në plan të parë dalin liqejtë përrallor nga të dyja anët e malit. Në perëndim, në pjesën e masivit të Deqanit është Liqeni Zemër, derisa në rrethin e Gjeravicës qeshin Liqeni i Madhe dhe i Vogël i Gjeravicës. Liqenet gjithë zonës i japin vulën e të veçantës.

Liqeni Zemër.
Liqeni i Madhe Gjeravicës.
Liqeni i Vogël i Gjeravicës.

E pastaj ka pasur ngjitja në vetë majën. Gjeravica – 2656m. Lartësi impozante e cila në kombinim me pozitën unike garanton pamje të veçant. Prapa Gjeravicës, edhe kah veriu edhe kah lindja gatise nuk ka më male “të rëndësishme”.

Me fjalë tjera, nga maja thuajse njeriu rrëshqet në Deqan apo ne liqenin e Ujmanit, aq ashpër e prenë masivin dhe me dymijë metra fundoset në rrafshin e valvitur të Dukagjinit. E lënë anash, por prapë mjaft e lartë, Gjeravica dhuron me të vërtetë një kënd të veçant për shikim në juglindje të Ballkanit. I gjithë Sharri është në pëllëmbë të dorës, prej Lubotenit deri në Rudoke ( i cili është, shih çudinë, për disa metra më i lartë se Gjeravica, dhe në këtë mënyrë ia ka rrëmbyer titullin e famshëm). Natyrisht, Pashtriku, Koritniku, Gjalica, të gjitha janë aty deri te Korabi. Në masivin amë të githë gjigantët shihen qartë nga Gjeravica (Jezerce, Kolata, Karanfili..) derisa në fqinjësi të afërt janë Bogiqevica, Trekufiri, Maja Bogiqaj, Maja Rops dhe Tre Kërshat rreth liqenit të Hridit.

Gjeravica 2656m.

Qarkun rreth Gjeravicës po e mbyllim vizavi me liqenin e gjeravicës, i cili e meriton absolutusht edhe përjetimin nga afër.

Aksioni i tërësishëm në fund është llogaritur me 15 km me 1200 m lartësi për të cilat na është dashur 8 për t’I kaluar këto me disa pauza të gjata.


Të kalosh nëpër këto vise e të mos ndalosh në manastirin e Deqanit thjesht nuk shkon. Deqani është i vendosur në një vend magjik, e gjithë zona frymon me spiritualitet dhe vazhdon t’i rezistojë tundimeve të kohës dhe hapësirës…

Urrejtje është pasojë e pamundësisë së dyanshme që në kolektiv të shihen individët, përkundrazi, gjithçka shihet përgjithësisht, kolektivisht.“  

Kryemurg i manastirit të Deqanit, Sava Janjiq

Ekipi i alpinizmit në Gjeravicë: Marjan Trampush, Patrik Ikiç. Aleksandar Bzdushok, Xhorxhe Lashiq, Nebojsha Atanackoviq.

Wikiloc: Gropa Erenikut – Qafa Sylbices – Gusan – Đeravica – Veliko jezero – Gropa Erenikut.

Flickr: Đeravica 2019 – kružna grebenska tura

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close