Tashmë fjalët shumë herë të përmendura, Brezovica nxitë respekt në shoqatat e skiatorëve. Me shpatitë e saja të pjerrëta që janë të mbuluara me borë deri në muajin maj, thellë është e ngulitur në kujtesën e skiatorëve të rryer të këtyre anëve Të nëntëdhjetat e dëshpëruara e kanë bërë të vetën. E ndar dhe e harruar nga ana e vizitorëve të vjetër, është lënë pezull në orbitën e limbo të Ballkanit dhe Kosovës. Breza është bërë mit i skijatorëve.
E në vitin 1990, në Brezovicë është ndërtuar teleferiku më i madh në ish Jugosllavi. Stacioni i epërm gjendet në Piribreg në lartësi mahnitëse mbidetare prej 2530 metarash. Dëshmitarët thonë se ka punuar vetëm disa ditë pas inaugurimit. Shpërbërja e shtetit të vjetër përgjithmonë e ka ndaluar, sepse shtylla e fundit pretendohet të jetë në teritorin e Maqedonisë.
Tridhjetë vjet më vonë, Breza është bërë një lloj “timewarp” në të tetëdhjetat e skiatorëve: infrastruktura e transportit vertical dhe mirëmbajtja e shtigjeve përafërsisht janë në atë nivel.
Ekspanzioni i turizmit dimëror dhe komercializimi masovik i ski qendrës e përcjellur me ndërtimin e çmendur të (Bansko, Kopaonik…) viteve të fundit e ndryshojnë gjithë çështjen.
Hijeshia organike e Brezës së rrënuar pikërisht është ajo që e josh publikun alternative, sepse për ithtarët e vërtetë të maleve dhe skimit, Breza është si një plazh e egër, në krahasim me komplekset e njëtrajtshme të hoteleve në breg.

Relievi i terenit dhe mungesa e rrjetit të madh të shtigjeve është sikur e lindur për konceptim e “free tour”. Kombinimi i teleferikut dhe përpjeta e shkurtër i turnit skiatorë deri tek majet e mandej tranzicioni në ski mode dhe disa kilometra lëshimi të gjatë nëpër zona të egëra ngjajshëm me Alpet.
“Buzz” (gumzhina) për Brezovicën ngadal ka filluar të përhapet edhe përtej Ballkanit. Atmosfera në dhe rreth saj është plotësisht skiatore. Banorët lokal edhe më tutje e kanë fjalën kryesore në kuptimin pozitiv.
Mikpritësi ynë i përkushtuar në malin e Sharrit është “ujku në ski” nga Shtërpca Sinisha Cumpaloviq. Ditën e parë jemi përcaktuar për free tour e në ditën e dytë për ski tour program.

Brezovica (Velika Livada) 2200m – Crni Kamen 2536m – Durlov Potok – Brezovica 1710m – Brezovica (Velika Livada) 2200m – Piribreg 2530m – Brezovica 1710m.
E kapërcyem ecjen monotone nëpër ski shtegun, fjetëm një çik orë më tepër dhe shfrytëzuam teleferikun e parë të na shpije në lartësinë mbidetare 2000m. Pas vendosjes së lëkurës jemi nisur drejt Crni Kamen (2536m), majën më atraktive në pjesën veriore të masivit të Sharrit.

Nga stacioni i epërm i teleferikut në Velika Livada deri te Crni Kamen i ka rreth 90 minuta ecjeje së bashku me gati 500 metra ngjitjeje (me një shteg të shkurtër tranzicioni kah Ravshi).



Pamja nga lartësia është pushim për të gjitha shqisat. I tërë ky potez përmes Jezerski vrh deri tek Bistre, e kemi kaluar për një ditë të paharruar të shkurtit 2016 të udhëhequr nga edhe një djalë të mrekullueshëm i Shtrpcës me emrin Arangjell Davidoviq. Ishte një lloj I “haute toute” nga Prevalla deri në Brezovicë.


Në maje ka pasuar tranzicioni në ski-mode dhe pastaj ai lëshim i famshëm për të cilin të gjithë flasin, nëpër Durlov potok. Kushtet e sotme për lëshim për fat të keq nuk kanë qenë ideale, bora nën 2000m është shumë e lagështë. Para dy javësh në vendin e njëjtë kemi pasur mjegull në maje dhe kurrfarë pamje, por për këët arsye kemi pasur lëshim relativsht korrekt në këthim. Kushtet për skim në malin e Sharrit janë në të vërtetë shumë të ndryshueshme deh të paparashikueshme. Shpatet e kreshtës janë të ekspozuara ndaj erërave të forta, për shkak të shfreve të bores, baza është shumë dinamike. Për këtë arsye “free-ride ski” është shumë më e qëndrueshme dhe më stabile dhe shumë më falenderuese sesa turne skimi i lehtë. Brezovica për këtë arye para se gjithash ka destinacionin e “free tour” e jo të “ski tour”!





Pasi zbritëm dhe pushuam tek Dane, na mbet kohë edhe për ngjitjen e pasditës në Piribreg. Sinisha kishte detyra urgjente në kopshtin e tij të mjedërave, e spontanisht na Piribreg na u bashkangjitë Fis Nimani, skiator dhe alpinist i shkëlqyeshëm nga Prishtina, me të cilin jemi njohur disa javë më heret, gjatë vëshgimit tonë të “free-ride” kur ishte e mbuluar me mjegull në Brezovicë.



Diku rrugës e kemi takuar mysafirin e papritur nga Sllovenia: Rok Zallokar që është udhëzues malor i cili këtë dimër ka inicuar projektin “Heli Ski” në Alpet e Shqipërisë.
Zbritjen e Fisit dhe Rokut tatpjetë shpatijeve mezi arritën t’i përcjellim me sy, posht jemi orientuar paralel me vijen e shalës malore, veç butësisht të shkurtuar me 800m e sotit ngjitjeje me ski. Të nesërmen duhet të zgjohemi në orën 4 për të kapur borën e mire.

Prevalla 1510m – Guri i Prevalles 1991m – Guzhbaba 2550m.
Delikatesi i vërtetë i turnit, pra, ka pasuar të nesërmen në formë të ngjitjes pesëorëshe nga Prevalla deri tek kreshta Guzhbaba – nëpër fusha të egëra të paprekura.

Fshati Prevall (Prevalac) gjendet në lartësi mbidetare prej 1510m në kilometrin e 17-të nga Shtërpca në rrugë për Prizren. Prevalla është pike fillestare për ngjitje kah kjo pjesë, po aq mbresëlënëse të keshtave të Sharrit dhe majeve siç janë: Bistra, Guzhbaba, Konjushka, Maja e Zezë (Crni vrh). Natyrisht, në munges të miqëve në form të teleferikut të ski qendrës, ngjitjet janë të gjata, jashtëzakonisht të turshme npër pejsazhe të mrekullueshme me pamje plotësuese kah masivi i Bjeshkëve të Nemura në jug.
Dhe derisa pamja nga Guzhbaba kah masivi i mbetur në Maqedoni prapë nuk është si ai që është nga Bistra, kalimi nëpër cirkun magjeps të akullnajave në lartësi mbidetare prej 2200m ka lënë mbresa të thella.









Zbritja nga kreshta Guxhbaba është kënaqësi e vërtetë. Nga kreshta e stuhishme në 2500m deri tek kafe-pauza në Prevallë, nuk ka më tepër se 40 minuta ecje në kthim – ky është përcaktimi i ski turnit. Ecjet maratonike tërëditore me ski transformohen në ato gjysmëbitore.
Brezovica plotësisht e ka arsyetuar rolin e saj favorit në kategorinë top turni distinacioni në Ballkan.
E falenderoj: Sinisha Cumpaloviq, Marijan Trampush, Fis Nimani, pa ndihmën e të cilëve ky tregim nuk do të ishte! Me nënshkrim turn ekipit në Brezë 16-17 mars 2019. Xhorxhe Lashiq, Aleksandar Bzdushak, Nebojsha Atanackoviq.

“Vend Joreal” në pjesën veriore të Sharr 2015-2019:

Udhëheqja e udhëzuesit ski malor, marr guximin të them se është obligative, si dhe shfrytëzimi i obligueshëm i pajisjeve për lokim dhe shpëtim nga orteku që mund të huazohet tek Dane.
Shtigjet e rënda të ekspozuara shërbejnë vetëm për ilustrim dhe për përgatitje më të mirë për aksion. Patjetër angazhone udhërrëfyesin lokal!
https://www.wikiloc.com/back-country-skiing-trails/brezovica-crni-kamen-freetour-34392315
https://www.wikiloc.com/back-country-skiing-trails/brezovica-piribreg-freetour-34392259
https://www.wikiloc.com/back-country-skiing-trails/sar-planina-sharr-guzbaba-ski-touring-34325966
Svaka cast za tekst na albanskom.
Volio bih se i ja prijaviti za ovo u Crnoj Gori, ali ne znam da li sam dovoljno dobar za to, plus nisam siguran 100% za snalazenje sam u prirodi. Razmislit cu jos malo.
pozdrav,
Miomir Mob: +31 6 286 42 267
________________________________
LikeLike